Që në momentin kur Princi Harry zyrtarizoi lidhjen e tij me aktoren Meghan Markle, nuk kane të mbaruar telashet e tyre, sa i takon familjes së Dukeshës së Sussex-it. Edhe pse ajo është vetëpërmbajtur, për shkak të protokollit mbretëror, e detyruar që ta zbatojë me përpikëri, ajo nuk ka reaguar asnjëherë në lidhje me skandalet që prodhon familja e saj problematike. Kësaj herë, nami i keq i ka dalë nga vëllai i saj. Në fakt, ai është gjysmë vëllai i saj, Thomas Markle Jr, i cili është arrestuar nga policia, pasi u kap nën efektin e alkoolit në timon. 52-vjeçari, u ndalua nga policia në autostradën ‘Josephine County’. Ai ishte dukshëm i dehur dhe efektivi i policisë e shoqëroi atë për të bërë testin e alkoolit në gjak BAC (Blood Alcohol Content). Pasi ai u shoqërua në një qendër detoksifimi, në bazë të testit të realizuar, u gjet se sasia e alkoolit në gjak ishte prej 11%. Ai ishte i shoqëruar bashkë me partneren e tij, me të cilën pritet të martohet në mars.