Vdekja e DJ më të njohur ndërkombëtar është ende një mister dhe për ata që jetonin rreth tij. Madje dhe Levan Tsikurishvili që ishte me të për 4 vjet për filmimin e dokumentarit shprehet se është ende i shokuar dhe s’ka një arsye të qartë.

Por filmi “Avicii: True Stories” pritet të hedhë pak dritë mbi ngjarjen, pasi publikohet në 28 dhjetor në ShBA dhe Mbretërinë e Bashkuar. Tregohet vazhdimisht se si ai shprehej që ishte i lodhur, në ankth dhe i sëmurë me jetën e tij. “Nuk kishte një fund për shfaqjet e mia edhe kur unë arrija fundin tim. Jeta ime është e gjitha një stres. Do më vrasë” – shprehet vetë DJ në disa pjesë të dokumentarit

“Fundi i lumtur” i dokumentarit merret momenti kur ai bëri kthesën në fund të 2016-s, kur Avicii pushoi nga puna menaxherin e tij dhe hoqi dorë nga karriera. Në film pasqyrohen dhe pjesë që ai i ka lënë gjithçka në dorë menaxherit dhe nuk ndihej i lumtur:

“Nuk merrja kohë për të menduar për çfarë doja të bëja vërtetë. Thjesht shkoja me rrjedhën. Vrapoja pas një lumturie ideale që nuk ishte e imja”.

Dokumentari jep një tablo më të qartë për jetën dhe gjithçka që ndodhi me Aviciin.avicii