Ta kontrollosh televizorin përmes lëvizjes së syve mund të jetë një gjetje e madhe dhe një ndihmë për personat me aftësi të kufizuara. “Netflix” po e studion.

AR Nav është funksioni që u mundëson shikuesve të kontrollojnë përmbajtjet e platformës streaming përmes syve dhe shikimit.

E bazuar në platformën “ARKit” të “Apple”, ky funksion mund të jetë një teknologji e mirë asistuese për personat me aftësi të kufizuara.

Në nivelin teknologjik, sistemi funksionon disi si “Face ID”, duke përdorur “eye tracking” për të matur lëvizjet e syve. “Netflix” shpreson që ta përdorë sa më shpejt këtë teknologji, por dhe të tjera analoge.