Një shpërndarës audioje 3D, që shërben edhe për TV OLED të “LG”, me një dizajn minimalist, shumë fuqi dhe cilësi zëri, ky është “Canvas”, projekti i lindur në Danimarkë nga Kim Neeper, i njohur për difuzorët Neeper Acoustics.

Karakteristika kryesore e “Canvas” është audioja 3D, që mbështetet te teknologjia BACCH 3D, e zhvilluar në Universitetin Princeton, dhe arrin të krijojë efektin 3D me vetëm dy altoparlantë.

Falë një pozicionimi tepër preciz, shpërndarësi i majtë dhe i djathtë mund të dëgjohen vetëm nga veshët përkatës. Rezultati është një audio 3D bindëse, pa asnjë modifikim të tingullit.