Më 21 janar në kanalin My Music në DigitAlb do të nisë transmetimi i emisionit #TAG, nën drejtimin e moderatores së njohur, Elona Duro. Në këtë emision interaktiv do të ketë lojëra të ndryshme, dhurata nga kompanitë më të mira, intervista me personazhe të njohura, kuriozitete dhe nuk do të mungojnë edhe videot muzikore nga këngët me të suksesshme.