Sylvester Stallone e hodhi në plehra filmin “Escape Plan 2”. Kapitulli i parë u vlerësua shumë ku interpretonte edhe Arnold Schwarzenegger. Studioja e pëlqeu suksesin dhe i dha dritën jeshile edhe dy filmave të tjerë pasues.

Tashmë Stallone do të lançojë së shpejti “Escape Plan 3”, ku bëri të ditur edhe atë se çfarë ai ndjen për kapitullin e dytë. “Escape Plan 2” është me të vërtetë filmi më i tmerrshëm në të cilin kam interpretuar”, deklaroi ylli i kinematografisë.