Nga data 7 deri në 17 shkurt të vitit të ardhshëm do të zhvillohet edicioni i 69 Festivalit Ndërkombëtar të Berlinit, ku Juliette Binoche do të jetë presidentja e jurisë.

Këtë lajm e ka njoftuar drejtori aktual I festivalit, Dieter Kosslick, i cili është gëzuar shumë që Juliette do të jetë presidente e jurisë ndërkombëtare të 2019-ës.

“Festivali është veçanërisht i lidhur me të, edhe unë jam i lumtur që ajo tani rikthehet në këtë rol të jashtëzakonshëm”, ka thënë Kosslick. Binoche nga ana e saj ka shprehur falënderimet për këtë nder prestigjioz, ku veçanërisht ka falënderuar drejtorin Dieter Kosslick, i cili në fakt do ta lërë vendin e tij si drejtor i Berlinales, duke nisur nga edicioni i vitit 2020.

Aktorja, fituese e çmimit “Oscar” në vitin 1996 për interpretimin e saj në filmin “Pacienti Anglez”, ka interpretuar në mbi 70 filma. Ka fituar gjithashtu edhe në festivalin e Kanës për rolin e saj si protagoniste në filmin “Çifti i Certifikuar”, të regjisorit iranian Abbas Kiarostami. Filmi i saj i fundit i projektuar në Berlinale është “Nadie Quiere la Noche” nga Isabel Coixet.