Kjo është historia e një djaloshi që i merrej goja dhe e tallnin shokët, i cili u bë një prej artistëve më të dëgjuar e më të njohur që bota ka parë ndonjëherë.

Ai filloi të luante në bar dhe klube çdo natë. Për 4 vjet ai luajti 12 shfaqje në javë. Të çaje përpara ishte e vështirë. Kur ai nuk gjente një vend për të kaluar natën, i duhej të flinte në parqe dhe metro. Ka pasur edhe nga ato netët e këqija ku ai nuk kishte as para e as ushqim. Kishte momente kur donte të dorëzohej.

Ai e dinte se nëse do të duhej të bënte diçka të madhe, do t’i duhej të shkonte në Amerikë. Ai mbërriti në Los Anxhelos pa asnjë kontratë regjistrimi edhe s’kishte ndonjë vend për të qëndruar. Ai e shpërndau muzikën e tij te çdokush që mund ta dëgjonte, por akoma asgjë… deri sa një ditë ai prenotoi një shfaqje me një pronar të një radioje lokale. Që e shtynë të hipte në skenë! I tmerruar ai filloi të luante. Pak nga pak, audienca filloi të buzëqeshë dhe të emocionohej. Dhe 12 minuta më vonë, ai mori një brohoritje të madhe nga e gjithë salla. Pronari i asaj radioje ishte dora vetë: Jamie Foxx. Ai mbeti aq i mahnitur sa e lejoi atë të përdorte studion e tij të regjistrimit pa kushte. Shpejt, ai mori një telefonatë nga një këngëtare. Ajo i kërkoi atij që ta shoqëronte në një tur me të. Kjo këngëtare ishte Taylor Swift. Pas vitesh të tëra pune të vështirë, më në fund ai mori shpërblimin e tij!

Albumi i tij i fundit debutoi si numri një në 14 shtete dhe këngët e videot e tij janë transmetuar miliarda e miliarda herë në Spotify dhe YouTube. Jo keq për një djalë me vetëm njërën daulle veshi. Pavarësisht 2 çmimeve të tij Grammy, çmimi i tij më me vlerë është për rritjen e sensibilitetit ndaj fëmijëve me vështirësi në të folur. Emri i tij është Ed Sheeran dhe kjo është historia e tij. Te metat mund t’ju duken pengesa të çuditshme kur jeni të rinj, por ato të bëjnë të këmbëngulësh dhe kjo është diçka shumë e rëndësishme.