Ribërja e “Aladdin” me regji të Guy Ritchie është bërë një ndër filmat e paktë që kanë kaluar kuotën e 1 miliard dollarëve në box office gjatë vitit 2019. Dhe jo rastësisht “Disney” po shqyrton idenë për të realizuar një vazhdim, që do të ishte i pari për serinë e live-action bazuar në klasikët e animuar.

“Po e mendojmë vërtet”, -tha producenti Dan Lin. “Fillimisht menduam të bënim një film sa më të mirë të ishte e mundur, për të kuptuar nëse njerëzit do të donin të shihnin më shumë. E kanë parë shumë herë filmin, madje kanë çuar dhe miqtë dhe familjen për ta parë. Kështu që mendojmë se ka ende për të treguar”.

“Do ta trajtojmë në të njëjtën mënyrë siç kemi bërë me filmat origjinalë, jo një ripërpunim i asaj që është treguar. Po shikojmë materialet e dalë deri tani në treg dhe ka shumë histori të tjera për të treguar me gjithë atë material”.