“Stuber”, filmi i ri me protagonistë Dave Bautista e Kumail Nanjiani, do të jetë e para komedi e “Disney” në 6 vjet e ndaluar për të miturit.

I fundit i kësaj kompanie ishte në vitin 2013, “The Fifth Estate”, me Benedict Cumberbatch në rolin e themeluesit të “WikiLeaks”, Julian Assange.

Tani tema e ndalimit për minorenët po bëhet gjithnjë e më e diskutuar dhe kompania ka premtuar se do të nxjerrë filma për të gjithë familjen.

Parashikohet që në këtë linjë të jenë edhe sagat “Avatar”, “Kingsman” e “Deadpool”.