Sting ka anuluar disa koncerte dhe fansat janë shqetësuar për shëndetin e këngëtarit të ish-”Police”. Njoftimi u bë në faqen e tij në “Twitter”. Pasi anuloi Jazz Festival në Belgjikë, i njëjti fat ishte dhe për koncertin në Mynih të Gjermanisë. Në rrjetin social flitet se vendimi erdhi me urdhër të mjekut, por pa specifikuar se për çfarë patologjie bëhet fjalë.