A mundet t’i shikojmë në të njëjtin film Venom të Tom Hardy dhe Spider-Man të Tom Holland, që pritet të dalë në kinema më 10 korrik me “Spider-Man: Far from Home”?

Zërat qarkullojnë prej kohësh. “Cinemablend” pyeti bosin e “Marvel Studios”, Kevin Feige, i cili dha këtë përgjigje:

“Varet nga “Sony”, pasi i zotëron të dy personazhet, por besoj se ndoshta herët a vonë mund të ndodhë”.

Amy Pascal, producente historike e “Sony”, nuk e përjashtoi mundësinë e një bashkimi në një prodhim kinematografik: “Çelësi për Venom, për Tom Holland, për Spider-Man, për Spider-Verse është që, për sa kohë ka tundim për të bashkuar pikat, asgjë nuk funksionon nëse filmat specifikë mbi personazhet nuk kanë një ecuri dhe pavarësi të tyre”.