Në Las Vegas pati magji, por nuk ishte David Copperfield që zhduku televizorët e “LG” në soundbar-in e tij, por një mekanizëm.

Një spektakël i vërtetë magjie. Një moment është dhe një moment më pas zhduket. “LG” bëri për vete shumë të pranishëm në “CES 2019”, duke prezantuar panelin e rrotullueshëm. 65”, me matricën OLED organike të lidhur me një mekanizëm plastik që garanton një diametër lakimi rreth 15 centimetra.

Specialistët e kanë cilësuar OLED R një panel të mrekullueshëm për aftësitë e lakueshme të bashkuar me një sistem të atillë që mundëson paprekshmërinë e tij dhe funksionin korrekt.