“Snapchat” i ka hyrë botës televizive dhe ka vendosur të prodhojë dhjetë seriale origjinale. “Deadline” shkruan se projektet e reja do t’i shtohen atyre të realizuara tashmë, “Endless Summer”, “Deep Creek” e “The Dead Girls Detective Agency”.

Në vitin 2019 është parashikuar se aparatet telefonikë do të tejkalojnë televizionin për kohën e dedikuar nga të rriturit në SHBA. Ky transformim po krijon mundësi të reja, duke e shndërruar kështu celularin edhe në aparat për të parë filma e seriale.

Ja serialet që do të shihen në “Snap Originals”: “Two Sides”, “Commanders”, “Untitled Daily BuzzFeed Show”, “Sneakerheads”, “While Black”, “Can’t Talk Now”, “Denton’s Death Date”, “Stranded with Sam and Colby”, “Dead of Night”.