“Samsung Electronics” njoftoi se të gjithë televizorët smart të vitit 2019 dhe një pjesë e selektuar e modeleve të 2018-s, me një azhurnim të firmware, do të përfshijnë aplikacionin e ri të Apple TV, në mbi 100 vende, dhe do të ofrojnë shërbimin AirPlay 2 në 176 shtete. Klientët “Samsung” mund të shikojnë kanalet e “Apple TV”, filma dhe program televizive të “iTunes“ në televizorët e tyre.

Aplikacioni do të jetë tërësisht i integruar në Smart TV të “Samsung”. Me përzgjedhjen e ikonës së app Apple TV mund të shikohen përmbajtjet e gjetura në iTunes, përmes blerjes apo qirasë, përfshirë dhe ato në 4K HDR.

Me AirPlay 2, klientët mund të riprodhojnë video e përmbajtje të tjera nga iPhone, iPad o Mac direkt në televizorin “Samsung”.