“Elastic Heart” sapo kaloi 1 miliard klikime në “YouTube”, duke e bërë kështu Sia-n këngëtaren me më shumë videoklipe që e kanë kaluar këtë shifër klikimesh.

Këngët e Sia-s që i kanë kaluar 1 miliard shikime janë pesë: “Elastic Heart”, “Chandelier”, “Cheap Thrills”, “Titanium” dhe “Diamonds”, shkruar prej saj për Rihanna-n.

“Elastic Heart” është edhe kolonë zanore e filmit “Hunger Games”, i vitit 2013. Protagonistë të klipit janë balerina Maddie Ziegler dhe aktori Shia LaBeouf.