Pas gjetjes së Ariel, që do të ketë fytyrën e Halle Bailey, “Disney” po kërkon aktorin për princin Eric, në filmin live-action “The little mermaid”.

Me sa duket, Shtëpia e Miushit ia ka vënë syrin yllit britanik të popit, i cili sapo humbi rastin për të interpretuar Elvis Prestley në muzikalin biografik.

Bëhet fjalë për ish-“One Direction” Harry Styles. Lajmi u dha nga “Hollywood Reporter”, që nëse konfirmohet, mund të ketë dhe një duet mes protagonistëve për kolonën zanore.