Tremestri i dytë i vitit u mbyll me numra shqetësues për “Netflix”. Por, pavarësisht situatës jo të mirë, Ceo-ja Reed Hastings foli pozitivisht për tregun dhe pozicionin e platformës.

Kompania pati dy humbje të mëdha. E para është në frontin e abonentëve në SHBA. Edhe pse është shërbimi streaming numër një, pati rënie për herë të parë që nga viti 2011, duke humbur abonentë, një rënie me 130.000, kundrejt periudhës janar-mars. Edhe në botë nuk pati ecuri të mirë, me 2.8 milionë, nga 5 milionë që ishte parashikimi.

Sipas analistëve, deri diku është normale, pasi në treg ka konkurrencë dhe të gjithë po synojnë nga përmbajtjet që të jenë sa më tërheqëse për abonentët.