Letra famëkeqe që Tupac Shakur i dërgoi Madonna-s, që u përfshi prej vitesh nga vorbulla e debatit, më në fund tani ka rrugën e hapur për të dalë në ankand dhe parashikohet që të arrijë shifër rekord.

Tupac e shkroi letrën e ndarjes ndërsa ishte në burg, duke shpjeguar se arsyeja ishte sepse këngëtarja ishte e bardhë.

Oferta fillestare e ankandit është 100.000 dollarë, por parashikohet që të shkojë deri në 300.000.

Madonna humbi betejën ligjore ndaj ish-asistentes Darlene Lutz, që e akuzoi se ia kishte vjedhur letrën dhe shumë sende të tjera, dhe tani pas zhbllokimit të çështjes letra do të dalë në ankand.