Tani që “Aquaman” doli në kinema, dhe po dominon box office botëror, “Warner Bros.” dhe “DC Comics” mund të përqendrohen te “cinecomic” i ardhshëm, “Shazam”.

Projekti kinematografik nën drejtimin e David F. Sandberg ka ende punë dhe vetë regjisori duket i sigurt se efektet 3D janë në lartësinë e duhur për filmin. Ai postoi në rrjetet sociale një foto, ku duket se shikon një film me syzet speciale.

Disa spektatorë me fat do të kenë mundësinë për ta parë filmin në një mënyrë të veçantë. Sipas “The Hollywood Reporter”, projekti i ri “DCEU” do të jetë mes gjashtë titujve në formatin “ScreenX”. Ky tip projektimi i mundëson publikut ta shikojnë filmin në formatin panoramik në 270 gradë.