“Shadow and Bone” dhe “Six of Crows”, romane shumë popullore të zhanrit fantazi nga Leigh Bardugo, do të vijnë shumë shpejt në Netflix. Platforma streaming bleu të drejtat për përshtatjen kinematografike të dy romaneve dhe për t’i dhënë jetë një serie të re, me tetë episode, që do të frymëzohet nga të dy librat.

Skenari i është besuar Eric Heisser, pas suksesit të padiskutueshëm me “Bird Box”. Seriali do të ketë si producent Shawn Levy, i njëjti që i vuri firmën hitit “Stranger Things”. Autorja Leigh Bardugo u shpreh shumë e emocionuar për këtë nismë të re, të bazuar në dy romanet e saj aq të njohura.