Mjaftoi vetëm një përemër për të aluduar për gjininë e fëmijës mbretëror. Tenistes Serena Williams mund t’i ketë shpëtuar zbulimi i seksit të bebit më të pritur të vitit në Britani.

Gjatë një interviste për “E! News”, mikesha e dukeshës së Sussex deklaroi: “Do të jetë një mama e mrekullueshme”. Por, duke folur për një miken e saj shtatzënë, duke mos e specifikuar që bëhej fjalë për Meghan Markle, ndër të tjera tenistja tha: “Ajo (bebi) nuk do të jetë e tillë”.

Mjaftoi ky përemër, ajo, që të tërbohej interneti, duke e marrë të mirëqenë për kë bëhej fjalë dhe se fëmija mbretëror pritet të jetë femër.