Pasi humbi titullin e personazhit të njohur më të ndjekur në “Instagram”, që ia rrëmbeu Cristiano Ronaldo, Selena Gomez fitoi një tjetër tepër të rëndësishëm.

Këngëtarja e “Back to You” është artistja femër më e dëgjuar e momentit në streaming në “Spotify”. Mbi të është vetëm Drake, i cili është artisti më i dëgjuar.

Ky është një rezultat tepër i mirë për Gomez, duke marrë parasysh se ka vetëm dy albume, i fundit “Revival”, 2015.

Kënga e fundit e saj, ndër më të dëgjuarat për momentin, është “Taki Taki”, në bashkëpunim me Dj Snake, Cardi B e Ozuna.

Për rekordet në “Spotify” përmendet edhe Dua Lipa, albumi i së cilës është më i dëgjuari i një këngëtareje femër në këtë platformë.