Jokeri është portretizuar në ekran nga shumë emra të njohur të kinematografisë, që shpesh dhe janë personifikuar me rolin, prej mjeshtërisë së aktrimit. I fundit në radhë është Joaquin Phoenix.

Një ndër gjestet tipike të Joker është dhe e qeshura e tij e shfrenuar. Gjatë një interviste për “La Repubblica”, në kuadër të paraqitjes së “Joker” në Festivalin e Filmit në Venecia, Phoenix tha: “Dua të flas për personazhin duke e nisur nga e qeshura. Kam parë video të personave që vuajnë nga e qeshura patologjike, një shqetësim neurologjik që të bën të qeshësh në mënyrë të pakontrolluar”.

Me sa duket, në film, protagonisti Arthur Fleck duhet të vuajë nga një lloj sëmundje mendore që përkthehet në një farë mënyre në përshkrimin e bërë nga Phoenix.