Kryevepra e Steven Spielberg, fitues i 7 çmimeve “Oscar”, “Schindler’s List” kthehet në treg në versionin “Home Video” për herë të parë në formatin 4K Ultra HD

Me rastin e 25-vjetorit të daljes në kinema, “Universal Pictures Home Entertainment” ka përshtatur këtë version të ri, shoqëruar edhe me një disk format Blu-Ray, tërësisht dedikuar përmbajtjeve speciale të papublikuara më parë.

Filmi është restauruar me shumë kujdes dhe në edicionin e ri do të ketë dhe intervista me aktorët, për prodhimin origjinal dhe suksesin ndër vite.