Reagimi më i famshëm pas gafës me ngatërrimin e zarfit të filmit më të mirë në “Oscar” padyshim që është ai i Ryan Gosling dhe është pikërisht aktori ai që e shpjegon të qeshurën e asaj mbrëmjeje.

Ryan Gosling u shpreh se e gjithë situata ishte aq surreale, aq e pakuptueshme dhe aq e sikletshme sa vetëm me një të qeshur mund ta kalonte.

 

Aktori tha se buzëqeshja nuk ishte ironike, por një reagim i momentit, pas panikut që u krijua në sallë, kur u shpall filmi i gabuar si me i miri.