Aragorn siç njihet nga fansat e “Lord of the Rings” mund të ishte ndryshe, nëse Russell Crowe nuk do të kishte refuzuar rolin e ofruar, për një arsye specifike.

Ylli i “Gladiator” ishte kontaktuar për rolin, por më pas iu dha Viggo Mortensen. Arsyen e refuzimit, aktori e zbuloi në një emision radiofonik.

“E refuzova, sepse nuk mendoja se Peter Jackson më donte vërtet në film. Besoj se më kontaktoi sepse ishte një periudhë që të gjithë më donin në çdo gjë. Fola me të në telefon dhe m’u duk sikur s’e kishte idenë se çfarë kisha bërë dhe instinkti më thoshte që kishte tjetërkënd në mendje, që më pas u zbulua që ishte Viggo”.