Fama e “Rolling Stones”, muzika e të cilëve pa pasur një ndikim prej dekadash në Tokë, tani po shtrihet edhe në planetë të tjerë.

Grupi britanik zbarkon në Mars, falë nismës së një grupi që ka krijuar misionin “InSight” në NASA, për të eksploruar planetin e kuq, i cili pagëzoi një formacion shkëmbor në Mars, në nder të “Rolling Stones”, “Rolling Stones Rock”.

Diçka pak më shumë se një top golfi, “Rolling Stones Rock” ka lëvizur me rreth 1 metër, më 26 nëntor 2018, i shtyrë nga forca e sondave” të “InSight” ndërsa zbarkonte në Mars për të studiuar planetin e kuq.