Në fillim të shtatorit në Berlin do të organizohet IFA 2019 dhe në panairin teknologjik europian pritet të prezantohen teknologji dhe projekte të reja.

“Roku” është një ndër liderët e platformave streaming TV, edhe pse transmetimi i tij është i limituar në SHBA, në një pjesë të Amerikës së Jugut, në Francë dhe në Britani.

Kompania synon që të përhapet në nivel ndërkombëtar dhe kryesisht në tregun europian.

“Mendojmë se televizioni i së ardhmes do të jetë në streaming dhe industria do të konsolidohet rreth një numri preciz sistemesh operative. Thuajse të gjithë prodhuesit e TV do të lëshojnë licenca për sisteme operative si i yni”, -thanë drejtuesit e kompanisë.

Për momentin, partneri kryesor i “Roku” mbetet “TCL”, që dominon në tregun amerikan falë dhe ofertave të mira të “Roku TV”.

Në Europë dominon Android TV, pasuar nga Tizen i Samsung dhe webOS i LG. Edhe Apple po avancon në këtë sektor.