“Rocketman” mund të dalë në kinema i ndaluar për minorenët. Por, “Paramount Pictures” po kërkon të heqë një skenë nga filmi biografik muzikor dedikuar Elton John, për ta riformatuar si PG-13.

Pas suksesit të “Bohemian Rapsody”, me sa duket kompanitë e prodhimit po synojnë te historitë e muzikantëve të njohur. Për “Rocketman”, filmi muzikor biografik mbi Elton John, “Paramount Pictures” po mendon që të heqë një skenë nga filmi, për mos ta bërë të ndaluar për minorenët.

Sipas “Daily Mail”, shtëpia e prodhimit i ka kërkuar regjisorit Dexter Fletcher të heqë 40 sekonda nga skena ku Taron Egerton (që interpreton Elton John) dhe Richard Madden janë lakuriq në krevat dhe duket fundshpina e tyre.