Më 11 gusht 2014 Hollywood-i u trondit nga lajmi për vdekjen e Robin Williams. Aktori tepër i dashur dhe i pëlqyer 63-vjeçar u vetëvar me një rrip pantallonash, në shtëpinë e tij kaliforniane në Tiburon.

Pak përpara gjestit, i ishte diagnostikuar një sëmundje e rëndë neurodegjenerative. Pesë vjet nga vdekja e tij, ylli i ekranit është ende i gjallë në memorien e fansave, falë roleve të shumta që ka interpretuar dhe thjeshtësisë e origjinalitetit të tij.

Williams do të mbetet një pilastër i historisë së kinemasë botërore për humorin dhe angazhimin e madh në rolet dramatike.