Rrugëtimi i Robert Downey Jr. si Tony Stark nga “Iron Man” deri te “Avengers: Endgame” arriti në fund brenda universit “Marvel” dhe nuk ka qenë i suksesshëm vetëm në audiencë, por edhe për xhepin e aktorit.

“ComicBook” listoi buxhetin e superheroit të skuadrës së Kevin Feige:

Iron Man – 2 milionë dollarë

Iron Man 2 – 10 milionë

The Avengers – 50 milionë

Iron Man 3 – 50 milionë

Avengers: Age of Ultron – 50-80 milionë

Captain America: Civil War – 64 milionë

Spider-Man: Homecoming – 15 milionë për 10 minuta paraqitje, më shumë se 1 milion për minutë.

Avengers: Infinity War – 75 milionë

Avengers: Endgame – 75 milionë, plus 8% të arkëtimeve, që deri sot i ka sjellë rreth 55 milionë dollarë fitime, duke e çuar në rreth 130 milionë.