“Empire” publikoi një foto të re nga “Joker”, filmi i shumëpritur i “DC”, prodhuar e shpërndarë nga “Warner Bros”, shkruar e drejtuar nga Todd Phillips.

Fotoja dominohet nga Robert De Niro, i cili gjendet përballë protagonistit kryesor, klouni i dështuar Arthur, i interpretuar nga Joaquin Phoenix.

De Niro deklaroi se roli i tij nuk wshtw komediani psikopat Rupert Pupkin, i sjellë vite më vonë: “Ka një lidhje mes tyre, por do ta shikoni vetë”.