Ishte një episod domethënës për fansat e “Riverdale” ai i fundit i transmetuar në SHBA, sepse ishte i pari në televizion pas vdekjes së Luke Perry, i ndarë nga jeta në moshën 52-vjeçare, pas një hemorragjie cerebrale.

Luke interpretonte Fred Andrews dhe shfaqet në episod duke shpëtuar të birin Archie nga një situatë e rrezikshme, duke u rikonfirmuar si një ndër baballarët më të mirë të televizionit.

Autori i “Riverdale”, Roberto Aguirre-Sacasa deklaroi: “Në episod, Fred bën atë që di të bëjë më mirë, të ndihmojë Archie-n”.

Në fund të episodit, seriali i dedikoi një homazh prekës në ekranin e zi: “Në kujtim të Luke Perry 1966-2019”. Aguirre-Sacasa shpjegoi se të gjitha episodet e ardhshme do t’i dedikohen aktorit të ndjerë.