Rita Ora publikoi në kanalin e vet “YouTube” videon zyrtare të “Only Want You”, remix-i i realizuar me reperin 6LACK, pjesë e albumit të saj të fundit “Phoenix”.

Në klip, Rita shfaqet në dy versione të vetes së saj; e ndjekur nga paparacët edhe kur pi një kafe, dhe si kamerierja që e shpëton nga fotografët.

Në videon “Only Want You”, këngëtarja me origjinë kosovare i ka bërë një homazh Britney Spears, duke ripërsëritur një ndër skenat e “Everytime”, këngë e vitit 2004.

Në faqen e saj në “Instagram”, Rita shkruan: “Britney, kjo është për ty, sepse të adhuroj shumë. Një homazh për të vetmen që më ka frymëzuar”.