Rita Ora është paraqitur në skenën e gjysmëfinales në “The Voice of Germany”, e cila ka shkëlqyer në prezantimin e këngës së saj “Let You Love Me”.

Rita në këtë skenë është paraqitur bashkë me dy gjysmëfinalistët, të cilët po synojnë trofeun e kësaj gare.

Nuk është hera e parë që Rita Ora merr pjesë në këtë garë në Gjermani, pasi u prezantua edhe në vitin 2017, ku befasoi edhe jurinë e kësaj gare, e cila u pat paraqit si garuese.