Viti 2019 pritet të sjellë dhe “pause ad”, reklamat në ekranin e televizorit kur shikuesi ka zgjedhur opsionin pauzë.

Kompanitë streaming amerikane “Hulu” dhe “AT&T” po shikojnë mundësinë që gjatë vitit të ardhshëm të fusin reklamat gjatë programeve të tyre.

“Binge-viewing ka filluar të ndoshë shpesh dhe është natyrale që shikuesit ta vendosin programin në pauzë, e cila do të sjellë një ndërprerje natyrale të narracionit”, -tha për “Variety” Jeremy Helfand, zv/president i “Hulu”.

“AT&T” po shikon mundësinë për ta përqafuar këtë teknologji për vitin e ardhshëm, me vendosjen e një imazhi full-motion video në ekran kur shikuesi bën pauzë.