“Sherlock Holmes 3” nuk do të ketë për regjisor Guy Ritchie. Sipas “Variety”, kapitulli i tretë i sagës do të drejtohet nga Dexter Fletcher.

Pas vitesh shtyrjeje, më në fund “Warner Bros” vendosi për ta programuar filmin të dalë më 22 dhjetor 2021 dhe tani ka gjetur dhe regjisorin që zëvendëson Ritchie pas suksesit të padiskutueshëm të dy kapitujve të parë.

Fletcher përfundoi xhirimet e “Bohemian Rhapsody”, pas shkarkimit të Bryan Singer. Po ashtu, dora e tij është edhe në muzikalin biografik “Rocketman”, filmi me Taron Egerton për Elton John.

Robert Downey Jr. do të rikthehet në rolin e detektivit më të famshëm të ekranit, me në krah Jude Law si doktor Watson.