Saga “Bad Boys” do të ketë edhe kapitullin e tretë të titulluar “Bad Boys For Life”. Pas Martin Lawrence dhe Will Smith, tani njoftohet edhe për një tjetër rikthim. Ai është Joe Pantoliano, i cili do të interpretojë përsëri rolin e Kapitenit Conrad Howard.

Ky projekt do të shënojë herën e parë që nga viti 2003 që Smith dhe Lawrence do të jenë në të njëjtin film, respektivisht si Mike Lowrey dhe Marcus Burnett. Në ditët në vijim pritet të ketë detaje të reja rreth këtij projekti të shumëpritur prej kohësh nga fansat.