Kompania amerikane “Screen Gems” po punon për një ribërje të “Look Who’s Talking”, komedia e viteve ’90 me Kirstie Alley dhe John Travolta dhe me fëmijët e vegjël që flasin pa i dëgjuar të rriturit.

Regjisori Jeremy Garelick tha se kasti i aktorëve do të jetë i ndryshëm nga origjinali.

Filmi i parë pati një sukses të jashtëzakonshëm, arkëtoi 300 milionë dollarë në të gjithë botën, kundrejt një buxheti prej 7.5 milionë. Pati dy vazhdime dhe një serial televiziv spin-off.

Projekti është në fillesat e tij dhe ende nuk ka marrë formë për të kuptuar se cili do të jetë versioni më i mirë modern.