Është koha e ribërjeve. Edhe një serial ikonë do të rikthehet në ekranin e vogël, “Beverly Hills, 90210”!

“Fox” njoftoi ribërjen e serialit televiziv, ku do të marrin pjesë gjashtë nga aktorët e kastit origjinal: Jason Priestley, Jennie Garth, Ian Ziering, Gabrielle Carteris, Brian Austin Green e Tori Spelling, që interpretojnë Brandon, Kelly, Steve, Andrea, David e Donna.

“Beverly Hills, 90210” nisi në vitin 1990 në SHBA dhe pati një sukses të madh. U transmetua për 10 sezone dhe i dha jetë spinoff-ëve “Melrose Place” e “90210”.

Por, ky version i ri nuk do të jetë një dramë klasike adoleshentësh dhe aktorët nuk do të jenë në rolet e tyre të mëparshme, por do të interpretojnë veten e tyre.

Pas 19 vjetësh, periudhë ku secili prej aktorëve ndërmori rrugën e vet aktoriale, tani rikthehen dhe ribashkohen për një ribërje të “Beverly Hills, 90210”, që pritet të transmetohet këtë verë në SHBA.