Rikthehen “The Sopranos”. Sipas “The Wrap”, filmi që u paraprin ngjarjeve të serialit pritet të projektohet në kinema më 25 shtator 2020, me titullin “Newark”.

Me regji të Alan Taylor dhe skenar të David Chase e Lawrence Konner, filmi ambientohet në vitin 1960, gjatë revoltave të Newark-ut, pesë ditë dhune të shkaktuara prej forcës së tepërt të policisë ndaj një taksisti afro-amerikan. Konfrontimi i afro-amerikanëve dhe bandave italo-amerikane ishte fatal, me 26 të vdekur dhe mbi 700 të plagosur.

“Newark” do të përqendrohet te jeta e Dickie Moltisanti, personazh tepër i përmendur te “The Sopranos”, por që nuk është shfaqur asnjëherë me imazh.

Protagonisti do te interpretohet nga Alessandro Nivola, ndërsa Michael Gandolfini, i biri i yllit të ndjerë të serialit James Gandolfini, do të jetë i riu Tony Soprano. Në kastin e aktorëve do të jenë edhe Ray Lotta, Vera Farmiga e Jon Bernthal.