Sylvester Stallone ka një karrierë të gjatë dhe një listë me të pafund me filma të suksesshëm. Aksioni është gjithnjë protagonist në jetën dhe penën e tij. Tani ka zgjedhur të rikthehet me “The Expendables”, edhe pse kapitulli i tretë nuk bindi dhe aq shumë.

Stallone ka vendosur të mbledhë skuadrën për t’i përfshirë në një mision të ri. Pritet të jenë sërish Jason Statham, Dolph Lundgren, Dave Bautista, Kellan Luntz, Ronda Rousey, Glen Powell e Victor Ortiz. Prurjet e reja janë Dwayne Johnson, Scott Eastwood ose John Cena.

Sipas ekspertëve, për ta bërë të suksesshëm, Stallone duhet të krijojë skena aksioni të jashtëzakonshme, me kulm mahnitës, duhet ta çojë mbi stratosferën kinematografike dhe ta lëshojë në tokë me gjithë forcën e saj. Nga Mercenarët kërkohet zhurmë dhe trazirë, një aventurë e ekzagjeruar që di si të argëtojë duke ngacmuar dhe duke luajtur me çdo veprim.