“Më 17 qershor nisin xhirimet për filmin tonë të ri “Odio l’estate”, me regji të Massimo Venier, si dikur. U kënaqët? Na ndiqni”!

Përmes këtij postimi në rrjetet sociale, Aldo, Giovanni e Giacomo njoftuan rikthimin në skenën kinematografike dhe nisjen e një aventure të re, të trios komike italiane.

Pas një pauze gjatë së cilës të tre realizuan projekte personale, Aldo, Giovanni e Giacomo rikthehen pas tri vitesh nga filmi i fundit “Fuga da Reuma Park”. Ideja e ribashkimit gëzoi shumë fansa.