Këngëtarja Rihanna prej kohësh është në një lidhje me miliarderin arab Hassan Jameel. Dyshja janë fotografuar shpesh herë nën shoqërinë e njëri-tjetrit dhe madje po përflitet se gjërat mes tyre po bëhen serioze.

Së fundmi, Rihanna ka ngritur aludimet se është në pritje të fëmijës së parë me miliarderin. Këngëtarja e famshme i ka dhënë ‘like’ një videoje ku moderatorja e njohur Morgan Stewart flet për fejesën dhe shtatzëninë e Rihannës.

Unë shoh një fejesë dhe një bebush”, dëgjohet të thotë moderatorja e “E! News”. Kjo video është pëlqyer nga ana e Rihannës dhe menjëherë kanë nisur thashethemet se ajo është në pritje të ëmbël ose ka në plan që shumë shpejt të bëj një fëmijë me partnerin e saj.