Reperi me origjinë shqiptare, Action Bronson, për pak sa nuk u verbua nga dritat e skenës, gjatë një koncerti në Ottawa, Kanada. Ai po performonte në Teatrin Algonquin Commons kur një dritë skenike që ndodhej pranë tij nisi të ndizej dhe të fikej.

Sipas TMZ, Action Bronson u dërgua më pas menjëherë në spital, ndërsa nuk arriti që ta përfundonte performancën. Vetë reperi njoftoi përmes një postimi lidhur me ngjarjen: “U verbova dhe u çorientova nga ndezja e dritë skenike mbrëmjen e kaluar, prandaj e kisha të pamundur të përfundoja performancën në Ottawa. Po ndihem më mirë. Ato gjërat nuk duhet të jenë më kurrë pranë meje, ishte e tmerrshme. Kini kujdes”.