“Red Hot Chili Peppers” zhvillojnë sonte një koncert historik në piramidat e Gizës, në Egjipt. Grupi amerikan kishte deklaruar prej kohësh që eventi do të transmetohej online dhe ia kanë besuar platformës streaming më popullore në botë, “YouTube”.

Bëhet fjalë për një koncert unik, që ka ngjallur interes në nivel botëror dhe që parashikohet të jetë plot me surpriza. Grupi bëri të ditur se mund të shihet edhe “Twitter” e “Facebook”, në kanalet zyrtare të tyre.

Basisti Flea, tepër entuziast, deklaroi se është tepër i gëzuar që do të performojë në Egjipt: “Jam tepër i nderuar për këtë eksperiencë të jashtëzakonshme”.