Tashmë që “Rambo V” është zyrtarisht gati, Sylvester Stallone njoftoi në rrjetet sociale për një trailer të dytë për të ashtuquajturin filmin e fundit të sagës.

Sly bëri një postim nostalgjik në “Instagram”, duke krijuar një lidhje mes Rambos origjinal të vitit 1982 dhe kapitullit të ri të 2019-s.

Bashkëngjitur fotos, aktori shkroi: “Kur i bën keq familjes së një burri, i ke hapur varrin vetes. Traileri i ri do të publikohet më 20 gusht”.

“Last Blood” vjen 37 vjet pas kapitullit të parë historik dhe tregon një fazë të re të Rambos.

 

View this post on Instagram

 

“ When you hurt a man’s family , you just dug your own Grave” THE NEW TRAILER WILL BE SHOWN HERE FIRST ON TUESDAY 8/20 … I!

A post shared by Sly Stallone (@officialslystallone) on