Sylvester Stallone iu rikthye stërvitjes në palestër, por aktori 70-vjeçar duhet të presë dhe pak përpara se të rinisë aktivitetin fizik. Në një video të postuar në rrjetet sociale, Sly tregoi se xhirimet e “Rambo: Last Blood” e kanë dëmtuar seriozisht.

“Duhet të them se ka kaluar pak kohë nga hera e fundit që kam qenë në palestër, sepse xhirova “Rambo” dhe më ka shkaktua goxha dëme. Por, tani duhet t’i rregulloj”.

“Lionsgate” njoftoi se “Rambo: Last Blood” do të dalë në kinema më 20 shtator. Filmi, me regji të Adrian Grunberg dhe skenar të vetë Stallone, ka përfunduar xhirimet dhe është në fazë post produksioni.

 

View this post on Instagram

 

The words explain themselves…@gunnarfitness @bradsiskind #rambo5

A post shared by Sly Stallone (@officialslystallone) on