Pas publikimit të trailerit të ri të “Rambo 5” vjen konfirmimi se filmi i sagës aksion me protagonist Sylvester Stallone do të jetë i ndaluar për minorenët.

Arsyeja e këtij klasifikimi, sipas “Exhibitor Relations Co.”, vjen prej faktit se filmi do të ketë skena të forta dhune, imazhe të tmerrshme, përdorim droge, gjuhë të papërshtatshme.

“Rambo: Last Blood”, me regji të Adrian Grunberg e skenar të Matthew Cirulnick e Sylvester Stallone, ka në kastin e aktorëve edhe Paz Vega, Sergio Peris-Mencheta, Adrianna Barraza, Yvette Monreal, Genie Kim aka Yenah Han, Joaquin Cosio e Oscar Jaenada.